Kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un udhëton për në Rusi për të biseduar me kryetari e Rusisë, Vladimir Putin. Ai është ndalur Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë ku po mbahet Forumi Ekonomik Lindor. Autoritetet e larta të Kremlinit zyrtar kanë konfirmuar se kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong Un arri në Rusi me ftesë të presidentit Vladimir Putin. Më parë, mediat koreano-jugore raportuan se ai u nis për në Rusi me tren. Pritet që kryetari Kim Jong un të bisedojë me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, por nuk është e ditur agjenda e bisedimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
