leoni

Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë të Prizrenit

Në fillim të fjalës së tij para të pranishmëve, në fshatin Korishë kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Pastaj ka konfirmuar se nuk do të ketë kurrëfarë pajtimi me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa marrë vesh  gjithë bota për krimet serbe në Kosovë. “Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia”, ka përfunduar ai. Sot mbushen 20 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, ku  ushtria dhe policia serbe popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane e vendosi në një kazermë, me qëllim që të goditej nga NATO-ja. Më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme  mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc, ku u  vranë 77 prej tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …