Komuna e Vitisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

Në marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Zenel Bunjaku drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), pajtohen të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga “IADK”-ja në Komunën e Vitisë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim të përshkruajë bashkëpunimin në mes të “IADK”-së dhe “Komunës së Vitisë” gjatë periudhës 2019-2020, bazuar në implementimi e projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre, financuar nga UNDP-ja dhe implementuar nga IADK-ja, ndërsa projekti do të ketë shtrirje në Komunë e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …