Nesër shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit të Pejës

Nesër shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit të Pejës

Nesër  shënohet 20-vjetori i masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit. Në orën 10:0, të martën, do të mbahen homazhe në fshatin Qyshk, ndërkaq manifestimi qendror do të mbahet në orën 16:00 në sallën e kuqe në Prishtinë. Naim Lushi, i cili ka të humbur anëtarë të familjes së tij në këtë masakër, ka shkruar se 14 maji për të dhe shumë familje që kanë humbur të afërmit e tyre, është datë e veçantë, e pakrahasueshëm dhe e dhimbshme. “Pikëllimi dhe dhimbja janë bërë krenari, e krenaria udhërrëfyese e ndërgjegjes. E shënojmë edhe këtë përvjetorë të 20-të, jubilarë, të Masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabijanit në mes plagëve të pa shëruara shqiptare, plotësisht, që shtatit te kombit vazhdojnë t’i kullojnë gjak, për 107 bashkëfshatarët e bashkëfamiljarët tanë të vrarë e të masakruar. Por këtë vit, me një dinjitet më të lartësuar, me përgjigje konkrete politike e vepruese kundrejt gjakësorëve kriminel serb, të cilëve edhe njëherë po u tregojmë se shqiptarët janë të pa nënshtrueshëm në të drejtën e tyre”, ka shkruar Naim Lushi, ish-burgosur dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …