Një festë madhështore në nder të 28 Nëntorit në Ostermundigen të Bernës
Në Ostermundigen të Bernës u shënua Festa e Flamurit, e organizuar nga Shoqëria Kulturo-Artistike ALBAKULT, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo mbrëmje festive mblodhi bashkatdhetarë të shumtë, të cilët u bashkuan për të nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Manifestimin e hapi dhe të pranishmit i përshëndeti kryetarja e Forumit Rinor, znj. Leonita Statovci. Më pas përshëndetën kryetari i Shoqërisë Kulturo-Artistike ALBAKULT, z. Bujar Muja, dhe kryetarja e Forumit të Gruas, njëherësh edhe mësuese në Shkolla Shqipe Zvicër „Naim Frashëri“ LAPSH në Bümpliz të Bernës, znj. Mirsime A. Muja.
Përmes një programi të pasur artistik, ALBAKULT solli para të pranishmëve frymën e atdhedashurisë dhe bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore, duke dëshmuar se traditat shqiptare vazhdojnë të ruhen dhe të kultivohen me përkushtim edhe larg vendlindjes.
Udhëheqës artistik i programit ishte z. Ajet Cervadiku, ndërsa koreograf z. Lami Istogu.
Salla ishte plot. Mbrëmjen e nderuan me praninë e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë (Ambasada Shqiptare Zvicër), z. Ermal Dredha, Ambasadori i Republikës së Kosovës(Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër), z. Mentor Latifi, Sekretari i Ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, deputetja e Kantonit të Bernës, znj. Shasime Osmani, si dhe shumë mysafirë nga komunitete të tjera kulturore.
Ndër mysafirët e nderuar ishin edhe:
– z. Feti Demoli, Kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Diasporë;
– z. Musli Saiti, Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit SYRI në Grenchen;
– z. Kasam Selimi, gazetar në Bern dhe aktivist i dalluar në mërgatë;
– z. Hajdar Sadrija, një njeri që me dekada ka qenë në shërbim të Atdheut;
– znj. Behide Hasanaj, atdhetare e devotshme dhe e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe humanitare;
– z. Dozie Celeste Ugochukwu dhe znj. Pat Santschi, përfaqësues të African Diaspora Council of Switzerland (ADCS).
Kjo festë ishte më shumë se një organizim festiv; ishte një dëshmi e lidhjes së fortë me rrënjët tona, me historinë dhe identitetin kombëtar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
