Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviq deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”

Kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviq deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”. Gjatë një konference për mediat së bashku me presidenten e re sllovene, Natasha Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra. Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë, ka thënë Millanoviq”. Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e  komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …