Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, të cilin e ka uruar për detyrën e re dhe i ka ofruar bashkëpunim të plotë institucional në funksion të përmbushjes së detyrave dhe misionit të tij në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Në këtë takim, Veseli dhe komandanti i ri i KFOR-it kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet forcave të NATO-s në Kosovë dhe institucioneve kosovare. Komandanti i ri i KFOR-it, D’Addario, e ka njoftuar Kryeparlamentarin Veseli për gjendjen e sigurisë në Kosovë e cila është e qetë dhe stabile, ndërsa theksoi se KFOR-i ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë. Veseli dhe D’Addario, po ashtu kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe për të arriturat e shtetit të Kosovës në të gjitha fushat. Veseli e ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it për hapat përfundimtarë që do të ndërmerrë Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Ai tha me këtë rast se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një forcë e përgatitur mirë, multietnike dhe aleate e denjë e NATO-s për të ofruar paqe në gjithë rajonin dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …