Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pret në takime ambasadorin e Italisë, Gjermanisë dhe Francës

Në kuadër të takimeve me ambasadorët e vendeve me ndikim, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot pret në takime të ndara ambasadorin e Gjermanisë, Italisë dhe të Francës. Takimi me ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets është paraparë të realizohet në ora 11.00, takimi  me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese në ora 13.15 ndërsa takimi me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. Temë qendrore e këtyre takimeve pritet të jetë situata politike në vend, dalja nga ngërçi politik dhe zgjedhja e kryetarit të vendit. Takimet do të zhvillohen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesli.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri

Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …