Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit, duke e vlerësuar këtë moment si shumë të rëndesishëm. “Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë. Nëpërmjet kësaj vote konsolidohet paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin dhe dëshmohet edhe njëherë se dialogu e mirëkuptimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e trashëguara nga e kaluara. Edhe njëherë vota e bashkombasve tanë u dëshmua vendimtare për këtë rrugëtim prandaj merita e mirënjohje të veçantë iu takon deputetëve shqiptarë që e shtynë përpara këtë proces”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për …