Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli: BATON HAXHIU 37.000 ANËTARË TË VETËVENDOSJES I QUAN KRIMINELË?!

Fjala publike ka peshë dhe pikërisht për peshën që ka ajo, populli ynë kaherë pat thënë: ”Dy herë mendo e njëherë fol”. Por kjo fjalë e urtë popullore si duket nuk i ka lënë përshtypje publicistit Baton Haxhiu, i cili në stilin e një amatori ka nxjerrë një deklaratë publike, në adresë të presidentit të Shqipërisë, duke e akuzuar atë se po bashkëpunon me një organizatë kriminale, që sipas tij qenka Vetëvendosja. Kjo deklaratë pompoze e tij, sot u publikua në media lokale, në mesin e tyre edhe te portali “Isajderi”, me titull: “Baton Haxhiu: Ilir Meta po bashkëpunon me një organizatë kriminale – Vetëvendosjen”. Meqë, deri në këto momente kur po e shkruajmë këtë shkrim nuk pati ndonjë përgënjeshtrim nga oratori i këtij pohimi, konsiderojmë se Haxhiu, me rastin e kësaj deklarata publike ka bërë një akuzë të rëndë duke i fyer 37.000 anëtarë të këtij subjekti politik, në stilin “kuturu” dhe pa  asnjë argument.

Kur kemi parasysh faktin se Haxhiu, tashmë, ka një përvojë në gazetari dhe drejton një medium mjaft me ndikim në publik, pohimi i tij aq adoleshent dhe i pamatur i tejkalon suazat e tij prej gazetari e publicisti dhe kalon në pozicionet e një gjyqtari, i cili, pas konsultimit të provave merr guximin ta shpallë X apo Y, fajtor dhe kriminel, në bazë të provave dhe argumenteve që ka pasur. Duhet t’ia përkujtojmë lexuesve se në historinë e ekzistimit të gazetarisë, deri sot, nuk njihet ndonjë rast kur  gazetarit i jepet e drejta ta shpallë dikë kriminel, qoftë ai individ apo organizatë,  sepse një çështje e tillë bie në përgjegjësi të gjyqësorit. Prandaj, është për të ardhur keq, që Haxhiu i jep guxim vetës, që ta shpallë kriminale edhe një subjekt të tërë politik me 37000 anëtarë, duke bërë kështu një akuzë publike me përmasa. Një rast i tillë edhe sikur t’i ketë ndodhur Haxhiut nën ndikim të “narkotikëve”, apo të alkoolit, e obligon atë, që sa më parë t’ju kërkojë falje anëtarëve të këtij subjekti, të cilët nga momenti i dëgjimit dhe leximit të kësaj deklarate ndjehen thellësisht të fyer.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian në Strugë: Ky është mision, andaj jemi bërë bashkë për fitore të thellë

Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi …