Valon Murati

Valon Murati: Problemet që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese

Me rastin e dhjetëvjetorit të hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se anash lavdërimeve dhe krenarisë për Kushtetutën, si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese. Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se ajo që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj Kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

“Sot po bëhen 10 vjet prej kur u miratua Kushtetuta e Kosovës, e cila është kopje e parimeve të Pakos së Ahtisaarit. Anash lavdërimeve dhe krenarisë për kushtetutën, ne si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese. Mbi të gjitha privilegjet kushtetuese dhe juridike për pakicën serbe, të cilat kanë natyrë bllokuese dhe shantazhuese janë themeli i jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës. Procesi politik dhe juridik, i cili duhet të pranojmë që nuk është fare i lehtë, që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

171 milionë euro për rajonin, zero për Kosovën

Komisioni Evropian ka ndarë 171 milionë euro për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes …