Mattis nuk dha dorëheqje sepse mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, sikur aludojnë disa medie në vend

Jim Mattis: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përjashtojnë veprimet ushtarake kundër Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, thotë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përjashtojnë veprimet ushtarake kundër Sirisë. “Gjëja e parë që duhet të shqyrtojmë është se përse ende përdoren armë kimike, kur Rusia ishte garantuesi për heqjen e të gjitha këtyre armëve”, tha Mattis sot gjatë një takimi në Pentagon me sheikun e Katarit al-Thani, raporton Zëri i Amerikës.

Ai iu tha gazetarëve se SHBA-ja po punon me aleatët dhe partnerët nga Nato-ja në Katar dhe kudo tjetër, me qëllim për ta trajtuar këtë çështje. Ndërkohë që mbrëmë vonë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron, dënuan ashpër sulmet kimike në Siri si dhe ranë dakord që qeveria e Asadit duhet të mbajë përgjegjësi “për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut”. Takimi i tyre u përmbyll me dakordësinë për të shkëmbyer informacione lidhur me natyrën e sulmeve, dhe me koordinimin e afërt të një përgjigjeje “të fortë”. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të takohet për të diskutuar reth sulmit të supozuar sot, dhe kjo vjen pas kërkimit të shumë vendeve për një seancë urgjente.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …