Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkon nga liderët e partive të tjera në vend shkurtimin e fushatës zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë një ftesë publike liderëve të partive politike, Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe të parti të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në ftesën e tij, Abdixhiku ka thënë se po u drejtohet për të shtruar para tyre dhe para qytetarëve çështjen e fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie. Abdixhiku ka propozuar që fushata zgjedhore nga 30 ditë të shkurtohet në 10 ditë. Ai tha se vendi ynë tash e sa kohë është renditur si vendi me më shumë vdekje për kokë banori në gjithë botën e në 10 ditët e fundit, plotë 189 qytetarë humbën jetën në ballafaqim me COVID-19, e që sipas tij duhet ndaluar ky ritëm i rritjes së rasteve të infektuara dhe vdekjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …