Ferat Shala

Ferat Shala: Paralajmërimi i Kurtit!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas ardhjes së grupit të parë të refugjatëve afganë në Kosovë është deklaruar se: “…kur është puna tek aleatët tanë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, atëherë nuk bëhet pyetja pse, por ne themi vetëm si”.

Kjo nuk është një deklaratë e thjeshtë sa për një ceremoni, por ajo përfaqëson një ndryshim të qëndrimit të Kurtit ndaj SHBA-ve.

Kur pyet dikën “si?”, kjo ka dy kuptime:

E para, se ti nuk ke mendim dhe qëndrim tëndin dhe pret mendimin dhe qëndrimin e të tjerëve për të vepruar dhe,
E dyta, se ti do të sillesh sipas asaj që do të thotë tjetri, në këtë rast SHBA, pasi ta kesh pyetur “si?”.

Kur Kurti tha “si?”, ai paralajmëroj ndryshimin e qëndrimeve që deri tani ka mbajtur në raport me politikën amerikane ndaj Kosovës, e sidomos për dy tema konkrete: Marrëveshjen e Uashingtonin dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pra, me këtë deklaratë Kurti na paralajmëroj se për Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të pyes SHBA-në pse ti zbatojmë, por si ti zbatoj ato.

Në fakt, përgjigjën e SHBA-së në të dy këto çështje ai e di tashmë, por në rrugë për të tradhtuar edhe premtimet e fundit që i kanë mbetur pa i tradhtuar, ai po tenton që me diskurs popullist të kamufloj të vërtetën e thjeshte dhe tashmë të qartë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …