Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë AAK kërkon që fushata të jetë vetëm 5 ditë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit ka kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Haradinaj në anën tjetër ka thënë se qëndrimi i AAK-së duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë është që fushata të shkurtohet vetëm në 5 ditë. “Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar ai. Haradinaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …