leoni

Edi Rama prezanton përbërjen e re të kabineti qeveritar në mandatin e tretë të qeverisjes se Shqipërisë

Edi Rama prezanton përbërjen e re të kabineti qeveritar në mandatin e tretë të qeverisjes se Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar përbërjen e re të kabineti qeveritar që do ta drejtoj në mandatin e tretë të Qeverisë. Në krye të kabinetit do të jetë vetë Rama, ku zëvendës do ta ketë Arben Ahmetaj. Lindita Nikolla do të jetë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, që zëvendëson Gramoz Ruqin.

Kjo është përbërja e kabinetit të ri të Qeverisë Rama:

– Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit

– Edi Rama, kryeministër
– Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministër
– Olta Xhakça, ministër për Evropën dhe Punëve të Jashtme
– Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes
– Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë
– Bledi Cuci, ministër i Punëve të Brendshme
– Delina Ibrahimi, ministre e Financave
– Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Ogerta Manastrilliu, ministre e Mirëqenies Sociale
– Evis Kushi, ministre e Sportit
– Frida Krivca, ministre e Bujqësisë
– Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
– Elva Margariti, ministre e Kulturës
– Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin
– Edona Bilalli, ministre për Mbrojtjen e Ndërmarrësisë
– Bora Buzhaqi, ministre për Rininë dhe Fëmijët
– Milva Ikonomi, ministre për Standardet dhe Shërbimet

Kujtojmë se Rama kishte fituar për herë të tretë mandatin për ta qeverisur vendin, pas zgjedhjeve të mbajtura më 25 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …