Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën. Limaj në seancën e jashtëzakonshme për taksën ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrimet në raport me taksën dhe reciprocitetin. Ai ka theksuar se 70 për qind e fjalimit të Kurti ka qenë për LDK-në dhe Isa Mustafën. “70 për qind ke fol për LDK-në e 90 për qind si opozitë”, është shprehur Limaj. Ai ka deklaruar se temë qendrore e qeverisë Kurti është dialogu. Limaj ka thënë se Kurti e ka humbur mundësinë për negocim. Më tutje, Limaj ka thënë se Kurti do të shkojë në dialog posa të hiqet taksa. Limaj ka thënë se Kurti nuk mund ta vendosë reciprocitetin me Serbinë përkundër vullnetin.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …