Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajt mbledhja e II-të të rregullt  

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të OSBE-së, dhe qytetarëve të interesuar u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit. Para miratimit të rendit të ditës u bë edhe zëvendësimi i anëtarëve të Asamblesë Komunale, ku Fatmir Kurmehaj –LDK, tashmë me detyrë zyrtare Avokat, është zëvendësuar nga kolegu i po të njëjtës parti Shkelqim Haxhnikaj –LDK.

Pas kësaj ceremonie të betimit seanca e Asamblesë Komunale ka vazhduar më ketë rend pune :

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2019 në vitin 2020,

  3. Marrja e vendimit për lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitete të Komunës dhe data me rëndësi,

  4. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Shërbime Publike,

  5. Shqyrtimi i projekt- rregullores Për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,

  6. Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal,

  7. Shqyrtimi i Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Deçanit 2019-2022,

  8. Të ndryshme.

Pikat e rendit të ditës: Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal, Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Shërbime Publike, Shqyrtimi i projekt- rregullores Për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale, pas diskutimeve nga anëtarët e asamblesë komunale, po ashtu edhe sqarimet e duhura janë dhen nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj dhe zyrtar kompetent ë këtyre dikastereve, këto pika të rendit të ditës kanë marrë miratimin e asamblistëve për vazhdimin e proceduarave të mëtutjeshme formimin e komisioneve dhe diskutimeve publike. Pikat e rendit të ditës Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2019 në vitin 2020, Marrja e vendimit për lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitetet e Komunës dhe data me rëndësi, më shumicë votash janë miratuar. Ndërsa pika e 7-të e rendit të ditës Shqyrtimi i Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Deçanit 2019-2022, është votuar unanimisht. Në të ndryshme: Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se është aprovuar projekti ndërkufitar i dorëzuar më dt.05.06.2019, ku do të ndikoi direkt në zhvillimin e turizmit në komunën e Deçanit. Pas sqarimit nga Ramosaj, është aprovuara nga asamblistët që të filloi zbatimi i këtij projekti jetik për komunën e Deçanit. Po ashtu në të ndryshme më propozim të Asamblistit Ilir Ferizaj –PSD, që të ndahen mjete në vlerë prej 5000 mijë euro për kompletimin e veshjeve të Grupit të Valleve nga Deçani, ky propozim është miratuar unanimisht për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …