Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka filluar takimet me drejtuesit e degëve të Nismës, kërkon fuqizimin e partisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir  Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretari Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala, kanë takuar të martën udhëheqësit e degëve të Nismës në Prizren, Malishevë, Suharekë, Rahovec dhe Dragash. Sipas një njoftimi të Nismës, në këtë takim u diskutua për zgjerimin dhe fuqizimin e degëve të Nismës në rajonin e Prizrenit.  “Kryetari Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar kërkuan nga drejtuesit e këtyre degëve që të angazhohen edhe më shumë në funksion të rritjes së Nismës në këtë pjesë të vendit. Takime të tilla me drejtues të degëve tona anekënd vendit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, është bërë me dije në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …