Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me të rinjtë dhe strukturat e partisë në Kijevë dhe zonat përreth

Kryetari i Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me të rinjtë dhe strukturat e partisë në Kijevë dhe zonat përreth. Limaj deklaroi se partia është e përgatitur për nisjen e fushatës elektorale, duke theksuar gatishmërinë për një rikthim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi, Limaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së strukturave të nëndegëve në Malishevë dhe përgatitjeve të bëra deri tani. Ai shtoi se Nisma është e gatshme të përballet me sfidat dhe të ofrojë zgjidhje për problemet e vendit. Strukturat organizative të nëndegëve në Malishevë dhe jo vetëm, tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit para hapjes së fushatës elektorale, duke treguar një gatishmëri të madhe për një rikthim të fuqishëm të zërit të Nismës në Kuvendin e Kosovës. Fatmir Limaj theksoi se kjo parti synon të sjellë vepra konkrete përballë sfidave ekonomike, energjetike dhe përfaqësimit diplomatik, të cilat, sipas tij, kërkojnë zgjidhje urgjente.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …