Kryetari i NS, Fatmir Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane

Kryetari i NS, Fatmir Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”. Në një postimin në rrjetin social, Limaj ka shkruar se të gjithë diskutuesit janë pajtuar që integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashket dhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve përkatëse.

“Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …