Hysni Gucati kërkon që të përmirësohen listat dhe Prokuroria Speciale t'u kërkojë falje veteranëve të vërtetë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen veteranët e luftës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen veteranët e luftës, duke thënë se ata nuk kanë qenë kurrë më parë në një situatë kaq të vështirë. Gucati ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën e mbështetjes ndaj veteranëve dhe shokëve të tij të luftës që ndodhen në burg në Hagë, përfshirë Rexhep Selimin, Sali Mustafën dhe Pjetër Shalën. “Një Qeveri që nuk viziton Organizatën e Veteranëve të Luftës ose bashkëluftëtarët që janë në Hagë nuk meriton të quhet Qeveri,” deklaroi ai, duke theksuar se kryeministri nuk ka bërë asnjë vizitë në Hagë gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …