Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, reagoi pas arrestimit të aktivistes, Sonila Pllashniku nga Policia e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, reagoi pas arrestimit të aktivistes së kësaj partie, Sonila Pllashniku nga Policia e Kosovës. Molliqaj ka thënë me këtë rast se bilanci i vitit është negativ për babadimrin kryeministër, prandaj sipas tij, Albin Kurti nuk e duron fjalën e lirë. Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet ‘Zajednica’, po dënohet UÇK-ja, po keq arsimohet rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit! Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare! Prandaj sot aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit. Në mënyrë të padrejtë, të papranueshme dhe tërësisht jodemokratike, Policia e Kosovës arrestoi Sonilën. Babadimri nuk e duron fjalën e lirë; nuk e duron protestën; nuk i duron fletushkat që shpalosin të vërtetën për të!”, ka nënvizuar  Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …