Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli: Mitrovica është e shenjtë, aq sa është për secilin i shenjtë flamuri kombëtar

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli: Mitrovica është e shenjtë, aq sa është për secilin i shenjtë flamuri kombëtar

Partia Demokratike e Kosovës, ka hapur të shtunën procesin e brendshëm zgjedhor në Mitrovicë e Vushtrri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se sa më e fuqishme dhe më e madhe të jetë PDK-ja, aq më e fuqishme do të jetë Mitrovica dhe gjithë Kosova. Ai tha se vendi po kalon nëpër sfida shumë të rëndësishme. “Do të flas në mënyrë më të veçantë, për shkak të pozicionit gjeografik. Mund të dëgjoni në të majtë e në të djathtë, por të jeni të sigurt se Mitrovica është e shenjtë, aq sa është për secilin flamuri kombëtar. Është e shenjtë, aq sa është i shenjtë varri i Isa Boletinit. Është i shenjtë sovraniteti, integriteti i shtetit të pavarur dhe sovran, jo vetëm në Mitrovicë, por flamuri i Kosovës duhet të valvotet edhe në Zveçan e në Leposaviç. Dua të them edhe diçka tjetër, sa është e shenjtë për ju, është e shenjtë edhe për mua, edhe për Hashim Thaçin”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …