Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, e ka pritur në një  takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, I cili po qëndron në Prishtinë në një vizitë treditore. Memli Krasniqi tha me këtë rast se kërkova nga Mali i Zi që si shtet anëtar i NATO-s që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, mbështetje për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik. Kryeministrin, Abazoviq e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë nga Kosova dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për ne në PDK mbetet e pamjaftueshme, pasi nuk arrin qëllimet tona shtetërore. Në fund të takimit, me kryeministrin Abazoviq diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dyja vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore, ka njoftuar kryetari i PDK-së, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …