Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Vetëvendosja vepron për inati të Hashim Thaçit, pse humb Kosova nuk e ka gajle, vetëm le të dënohet ai

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk e ka bërë asnjë hap për ndryshime ligjore, që do ta zhbënte Gjykatën Speciale. Këtë hap nuk e ka ndërmarrë vetëm për inat të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë. Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova ata nuk kanë gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini. Fatmir Humolli konsideron se PDK-ja e LDK-ja  kanë gabuar kur e kanë votuar në Kuvend Gjykatën Speciale, e cila tani është duke e gjykuar UÇK-në edhe kombin shqiptar në tërësi. Fatmir Humolli ka thënë me këtë rast se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …