Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian  në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për avancimin e proceseve integruese. Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë. Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euroatlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm. Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …