Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konsideron se Kosova nuk është më prioritet për Perëndimin, por Serbia

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk është prioritet më për Perëndimin, por Serbia.  Aktualisht prioritet global  është Ukraina për shkak të luftës që po zhvillohet atje. Nuk ka më kohë bota të merret me neve se s’ka më prioritet, andaj zgjidhja ka qenë momentale apo e përkohshme në krahasim me finale, kjo është e dhimbshme po kjo është e vërtetë sepse ne s’jemi më prioriteti ndërkombëtar. Prioritet është tërheqja e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit nga orbita e ndikimit rus, kjo është prioritet për perëndimin më shumë se sa teket e Albin Kurtit edhe kërkesat e tij që mund t’i ketë  madje edhe parimore”, ka saktësuar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …