Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi Qeverinë për mënyrën e menaxhimit të subvencioneve ndaj pensionistëve e fëmijëve

Kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar  Qeverinë për mënyrën e menaxhimit të subvencioneve ndaj pensionistëve dhe fëmijëve. Këto masa tregojnë paaftësinë për të implementuar buxhetin dhe për të orientuar fondet drejt investimeve kapitale. Këto janë subvencione që në esencë tregojnë paaftësinë e Qeverisë për të implementuar buxhetin. Në vend që fondet të shkojnë drejt investimeve kapitale, ato shpenzohen në mënyrë të pamenduar për të plotësuar boshllëqet, tha Krasniqi. Ai veçoi si të papranueshme deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sugjeroi që qytetarët e pakënaqur me ndihmat prej 100 eurosh të kthejnë fondet. Memli Krasniqi konsideron se kjo është një tallje me qytetarët

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …