Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi zyrtar nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleknsandar Vuçiq, tha se Beogradi zyrtar  nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiq për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë. Edhe pse Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke, Serbia nuk përfillë  kërkesa të tilla. Kjo është hera e parë që në një dokument zyrtar të një institucioni evropian përmendet njohja reciproke. Vuçiq, po ashtu, e mohoi deklaratën e zonjës, Vjosa Osmani, se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë ashpërsuar pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, ka marrë vendim për riregjistrimin e veturave me targat që i lëshojnë autoritetet e Serbisë, me targa RKS (Republika e Kosovës).

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …