Erhard Buhler

Gjenerali gjerman, Erhard Bühler, nuk sheh ndonjë rrezik akut nga Serbia apo Rusia për Kosovën e disa vende të rajonit

Gjenerali gjerman,  Erhard Bühler,  ish komandant i trupave paqeruajtëse,   në Kosovë e më pas edhe komandant i KFOR-it, i pyetur nga  Dojçe Vele se  Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, Republika Srpska përmend shpesh shkëputjen nga Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut në rrugën e nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE, ndërkohë që Mali i Zi është futur në një lloj krize të përhershme të pushtetit,  a ka frikë për një luftë të re në rajon,  ai ka deklaruar se nuk sheh rrezik akut për një skenar të tillë.  Por në të kaluarën kemi përjetuar që nën hijen e konflikteve të mëdha, papritur shpërthejnë edhe konfliktet e ngrira. Këtu duhet të kemi parasysh edhe raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, ndaj mendoj se jo vetëm Gjermania por e gjithë Evropa, duhet të kujdesemi në mënyrë shumë më intensive për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është duke bërë shumë në këtë drejtim dhe ajo ka qëndrime të qarta, të cilat i kanë shprehur edhe kancelari, ministrja e Jashtme dhe e gjithë qeveria. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet t’i bindim edhe partnerët tanë evropianë se është në interesin tonë strategjik, që të ofrojmë një perspektivë të qartë evropiane. Në këtë kontekst, më duhet të them se për mua ka qenë një zhgënjim i madh samiti i fundit i Bashkimit Evropian, sepse në njërën anë thuhet se BP ka një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE, ndërsa në anën tjetër nuk po ndërmerren hapa konkretë me vite të tëra. Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do të arrihen marrëveshje dhe se pas këtij samiti shumë shpejt do të kemi masa konkrete ka thënë mes tjerash, Gjenerali gjerman  Erhard Bühler.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …