leoni

Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka fajësuar autoritetet e Kosovës për dështimin e dialogut të fundit tripalësh, në Bruksel

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për TV PINK, ka fajësuar autoritetet kosovare për dështimin e dialogut të fundit tripalësh në Bruksel. Vuçiç akuzoi Kosovën se ndjek një ideologji “anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, që sipas tij ka për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova. Ai shtoi se Beogradi nuk kërkon asgjë më shumë sesa zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, duke përfshirë formimin e Asociacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri. Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiç janë ftuar për një drekë pune të enjten në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të diskutuar Planin e Rritjes.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …