Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur për një dërgesë të re të armëve, të blera nga Rusia

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur për një dërgesë të re të armëve, të blera nga Rusia

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur për një dërgesë të re të armëve  të blera nga Rusia, edhe pse investimi i madh në ushtri mund të dërgojë në tensione të reja në rajon. Vuçiq mori pjesë në trajnim të ushtrisë në një bazë ushtarake afër Beogradit në të cilin ushtrim u përfshinë raketa anti-tanke “Kornet” që i kanë blerë së fundmi. Jam i gëzuar që ushtarët tanë janë të kënaqur për blerjet e Kornetëve nga Rusia. Është ndoshta njëra  ndër armët më të mira anti-tank në botë”, tha Vuçiq. Serbia së fundmi është akuzuar se po bisedon  me Rusinë për të destabilizuar fqinjët: Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Serbia është armatosur kryesisht me aeroplanë ushtarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme anti-raketore.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …