Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron në Berlin me ftesë të Kancelares Merkel

Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të shkojë sot në Berlin. Njoftohet se një nga temat qendrore të takimit të tyre do të jetë Kosova. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka paralajmëruar se pritet që temë kryesore e këtij takimi të jetë Kosova, procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani. Mediet në serbi njoftojnë se presidenti Aleksandar Vuçiq do të ketë takime edhe me liderë të tjerë evropianë. “Ata janë fuqitë e mëdha, ne jemi të vegjël, se a do të jemi të suksesshëm, ka thënë Aleksandar Vuçiq para nisjes për në Berlin.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal …