Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në një postim të tij, Vuçiç bëri me dije se në takim është diskutuar mbi përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se po i bëhet shumë presion Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë. Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për disa hapa për shtensionimin e situatës, përfshirë zvogëlimin e pranisë policore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në veri, nuk mund të mbahen pa shtensionimin e plotë të situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …