Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, flet për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel. Ai ka mohuar se ky takim është caktuar dhe në pyetjen që i është bërë nga gazetarët, Vuçiq ka shfrytëzuar këtë përgjigje për të akuzuar sërish Kurtin se po iu shmanget takimeve. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht është Kurti i cili ka ikur nga takimet, ka thënë Vuçiqi. Dy ditë më parë, zonja Vjosa Osmani, pati paralajmëruar një takim Kurti-Vuçiq gjatë këtij muaji. Ky është një proces që po vazhdon dhe vazhdon në nivel të shefave të delegacioneve, por besoj që gjatë korrikut, por kjo varet nga ana e ndërmjetësuesve, do të ketë edhe një takim mes liderëve”, pati deklaruar kryetarja  Vjosa  Osmani në Slloveni gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin slloven.

 

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …