Vucic

Kryetari i Serbisë, Vuçiq tha se me 8 tetor do t’i drejtohet popullit për ta njoftuar me disa vendime të vështira që duhet të marrë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se me 8 tetor do t’i drejtohet popullit serb për t’i njoftuar ata me disa vendime të vështira, që duhet të marrë sipas kërkesave që vijnë nga Brukseli. Ky fjalim i Vuçiqit  vjen pas takimeve në Pragë dhe mbledhjes së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai pritet të flasë edhe për sanksionet e BE-së përmes të cilave iu ndalua Serbisë importi i naftës ruse. Dihet se Vuçiq pas kthimit nga Nju Jorku kishte deklaruar se Serbia “po përballet me një periudhë të vështirë politikisht dhe ekonomikisht dhe se në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme do të duhet të merren vendime të vështira për vendin”. Ndërkohë kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se Vuçiq nesër “do të shpallë disa vendime strategjike dhe se Serbia do të duhet të ndryshojë qëndrimin.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet vepra madhore e akademik Arsim Bajramit mbi Rambujenë dhe ndërhyrjen e NATO-s

Në ambientet solemne të Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, më 18 mars 2026, …