Ismet Azizi

Kryetari i shoqatës, “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, ndalohet nga policia e Serbisë!

Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masës” së Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm, i stacionit policor të Novi Pazarit.

Ali Daci, shkruan ne profilin e tij, lidhur me këtë rast shkruan:

Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masës” së Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje nga njësiti për terrorizëm, i stacionit policor të Novi Pazarit. Që nga vjeshta e viti 2017, dy vite pas themelimit të shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” kur Ismet Azizi, kryetar, shkoj me disa aktivist të shoqatës në varrimin e të ndjerit Shmeso Kuçeviq , kryetarit të Komunës së Tutinit, ka qenë nën këtë “ masë” të policisë së Srbisë. Azizi në çdo hyrje dhe dalje në Serbi, policia kufitare ka qenë e detyruar të më ndaloj, dhe për deri sa nuk merr pëlqimin nga qendra ai nuk ka mund as të hyj e as të dal nga territori i Serbisë. Dje pas një ftese zyrtare nga Muezu i qytetit të Novi Pazarit, me rastin e manifestimit në Përvjetorin e themelimit, ai udhëtoj paradite dhe u ndalua nga policia kufitare serbe dhe pas një pritje disa orëshe të ardhjes së policisë nga Novi Pazari, Azizi u mor në bisedë informative nga inspektorët e njësitit për terrorizëm. Sipas Azizit sjellja ishte korrekte dhe profesionale. Ai është pyetur nga inspektorët e policisë në lidhje me qëllimin e themelimit të shoqatës, objektivat dhe synimet. Kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun” ka dëshmuar punën e shoqatës në sajë të bashkëpunimit me institucionet dhe shoqatat në Sanxhak duke filluar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe organizata tjera joqeveritare atje. Më këtë rast ai njoftoj policinë , për akuzat i bëhen nga individë, intelektual dhe mjetet e informimin të Sanxhakut, për gjëja ekzistimit të Projekti për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut. Inspektoret u njoftuan se shoqata ka dy portale, atë të“ Kosova për Sanxhakun” dhe portali “Dardaniapress.net”, në dy gjuhët ku gjithçka është transparentë. Në bazë sjelljes së policisë u nënkuptua se një masë e tillë ndalese ka qenë e pakuptimit dhe se kinse duhet “hequr.” Zoti Ismet Azizi u ndalua në pikën kufitare të Brrnjakut edhe gjatë kthimit por nuk u mbajtë gjatë sa në hyrje.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pajtohet t’u ofrojë lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huaj

Në një konferencë për media së bashku me Sorensenin dhe shefin e Zyrës së BE-së …