Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 64 raste të reja, janë shëruar 12 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 208 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 64 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 12 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 463.   Numri i rasteve aktive është 322 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …