Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e parë të qëndrimit të tij në Kalabri, ka mbajtur një takim me arbëreshët

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në ditën e parë të qëndrimit të tij në Kalabri, ka mbajtur një takim me arbëreshët

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbajtur  një takim, në ditën e parë të qëndrimit të tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet  me emrin arbresh,  Puheri. Ai u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan presidentin Begaj përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine. Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nikola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizi”. Bajram Begaj u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllakatë e vendosur në dedikim të kësaj vizite. Ceremonia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Magbule Shkodra

Politologia Magbule Shkodra: Ftesa e Kurtit për LDK dhe PDK është e vonuar

Politologia Makbule Shkodra ka komentuar ftesën e fundit të kryeministrit Albin Kurti për LDK-në dhe …