leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën përmendi Kosovën dhe aspiratën e ligjshme për bashkimin kombëtar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën përmendi Kosovën dhe aspiratën e ligjshme për bashkimin kombëtar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën e kryetarit të Shtetit e përmendi Kosovën, si dhe aspiratën e ligjshme dhe të natyrshme  për bashkimin kombëtar. Ai me atë rast ka deklaruar: Do të jem shërbëtor i popullit mbarë, mbështetës i palëkundur i integrimeve euroatlantike të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Kosovës Lindor si dhe e kudo janë ata dhe ku punojnë. “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe  bashkim kombëtar”, ka nënvizuar Begaj. Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë, duke konfirmuar se Shqipëria me kohë dhe ndër vendet e para është rreshtuar përkrah aleatëve perëndimorë. Kryetari i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve gjatë fjalës së tij pasi e mori zyrtarisht detyrën e të Parit  të Shtetit  gjithashtu ka përmendur edhe shtetin e së drejtës dhe angazhimin e të gjithëve për një demokraci më të avancuar që iu shërben të gjithë qytetarëve, të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …