Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot u prit në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga kryetari i këtij shteti, Kassim Tokajev

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga kryetari i këtij shteti, Kassim  Tokajev. Kjo  shënon vizitën e parë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve. Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve. Kryetari, Bajram  Begaj,  u shpreh se, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve. Në funksion të afrimit të mëtejshëm të dy vendeve, Presidenti Begaj tha se, “një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokajev. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …