Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli demanton ministren, Albulenë Haxhiu, për Kodin Civil

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se Kodi Civil do të kalojë këtë vit në Kuvend dhe se i kanë edhe votat e deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët  kanë qenë kundër miratimit të këtij ligji. Lidhur me këtë, ka folur Gramos Agusholli, njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka votuar kundër Kodit Civil. Ai ka deklaruar se nuk e beson  se do të vijë për shqyrtim në  këtë vit Kodi Civil, po edhe nëse vjen në versionin ashtu siç ka qenë, atëherë ai nuk votohet prej meje. Lidhur me deklaratën e ministres, deputeti thotë se ajo ka thënë një të pavërtetë të madhe. Nëse ka thënë Ministrja, se deputetët,  të cilët s’e kanë votuar tash do ta votojnë, atëherë mund të them se kjo është  një të pavërtetë të madhe”, deklaron Gramos Agusholli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …