Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta është pritur në një takim nga homologu i tij Reccep Tayip Erdogan në Turqi. Dy kryetarët vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. “Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, ka thënë Meta. Gjithashtu, Meta dhe Erdogani vunë theksin edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
