Tahiri: PDK kulturën e lartë politike të gjeneruar në zgjedhjet e brendshme do ta bartë në zgjedhjet në nivel kombëtar

Tahiri: PDK kulturën e lartë politike të treguar në zgjedhjet e brendshme do ta bartë në zgjedhjet në nivel kombëtar

Pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor në Vushtrri, Abelard Tahiri, ka shkruar se së shpejti do të mbahen edhe zgjedhjet në nivel qendror. Sipas tij, zgjedhjet në dega që kaluan në kulturë të lartë, i dhanë shpirt Dekadës së Re dhe vizionit të liderit të PDK-së, Kadri Veselit. “Pas angazhimit të mijëra anëtarëve, pjesëmarrësve dhe mbështetësve të PDK-së, sot përmbyllëm me sukses kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, duke ia shtuar kështu edhe këtë qytet unik, hartës së qyteteve që për muaj me radhë i dhanë shpirt Dekadës së Re dhe vizionit të liderit të PDK-së, Kadri Veselit. Tashmë ka mbetur edhe pak kohë nga momenti kur Partia Demokratike e Kosovës, kulturën e lartë politike të gjeneruar përmes zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, ta bartë në zgjedhjen e strukturave të reja të saj në nivel kombëtar” ka shkruar ai.

Për Tahirin, Veseli është kryeministër në ardhje, vizioni i të cilit do të sjell formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës. “Fryma e Dekadës së Re që është duke zënë vend legjitim dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në shoqërinë tonë do ta prodhojë një formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës në vendin që atij i takon me të drejtë. Kjo formulë e legjitimuar në çdo fshat dhe qytet, do materializohet në çdo segment nga Kadri Veseli, kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës” ka përfunduar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …