Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paralajmëruar veprime sindikale, nëse nuk plotësohen kërkesat

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është suspenduar nga posti, i dyshuar se ka kryer një vepër penale

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografim dhe incizime  të paautorizuara”. Suspendimin e tij e ka konfirmuar edhe IPK-ia  por pa dhënë detaje. Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër, ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet se nga një toger policor është kryer vepra penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”. Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është kryer vepra penale respektivisht në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës. Zyrtarët e IPK-së kanë kontaktuar me Prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore së bashku edhe me njësi relevante të Policisë së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IPK-së. Në kuadër të veprimeve hetimore është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është konfiskuar një telefon mobil i cili pritet të dërgohet për ekzaminim të mëtutjeshëm forenzik.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …