Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari e vlerëson lartë angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në kohë pandemie

Kryetari Jashari e vlerëson lartë angazhimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në kohë pandemie

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të dieelën bashkë me drejtorin e inspektoratit atje, Arton Veliu, kanë shoqëruar Njësitin e Reagimit të Shpejtë gjatë inspektimit që ky njësit i bëri bizneseve të këtij qyteti rreth respektimit të masave qeveritare për parandalimin e infeksionit COVID-19. “I falënderova policët tonë për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre të treguar edhe në këtë kohë pandemie, nga ana tjetër nga bizneset dhe qytetarët që takuam kërkuam që të respektohen masat preventive sepse vetëm kështu mund të mundim këtë pandemi. Pas inspektimeve që bëri Njësia e Reagimit të Shpejtë, bashkë me Ademin dhe Hamëzen e ri bëmë foto me policët tanë, tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Skenderaj. Krenar me Policinë tonë, krenar me historinë tonë të lavdishme!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …