leoni

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura kërkon nga Memli Krasniqi shkarkimin e dy zyrtarëve partiakë në KQZ

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka kërkuar shkarkimin e dy funksionarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nura i ka kërkuar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit që të shkarkojë nga detyrat e tyre dy përfaqësuesit e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve: Arianit Elshanin dhe Ilir Gashin.

Sipas Nurës, të dy zyrtarët kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tyre.

Nura tha se sjellja e tyre në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “ishte për keqardhje” dhe se ata nuk mbrojtën “dinjitetin dhe qëndrimet politike dhe interesat” e PDK-së.

Postimi i plotë:

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës në tërësi.

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të shumë anëtarëve tanë në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe të integritetit zgjedhor, vlerësojmë se sjellja e dy përfaqësuesve aktualë të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë.

Në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë. Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja.

Për këto arsye, kërkojmë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi thotë se puna e zhvillimi dhe projektet që rrisin mirëqenien, gjenden te opsioni ynë

Kryetari komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe …