Enver Hoxhaj: Dëshmia e Hillit në Hagë, shenjë e miqësisë së qëndrueshme Kosovë–SHBA Lajmi:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dëshmisë së ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e ka cilësuar këtë si një dëshmi të miqësisë së thellë dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë. Ambasadori Christopher Hill, mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, 10 vite më parë më ftoi në Universitetin e Denverit për ligjëratë mbi shtetndërtimin dhe sfidat e Kosovës. Dje dhe sot, ai po dëshmon në Hagë në mbrojtje të presidentit Thaçi – dëshmi e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe e rrugës sonë të pandalshme drejt drejtësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar,” ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …