Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me mbështetjen e Sinan Oganit, do ta fitojë shumicën në balotazh

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shkon në balotazhin e së dielës me një miratim kyç nga kandidati që përfundoi i treti në zgjedhjet e javës së kaluar. Sinan Ogan, një nacionalist i djathtë që fitoi 5.2% të votave popullore, njoftoi të hënën se do të mbështesë ish-rivalin e tij politik, gjë që mund t’i japë Erdoganit një avantazh ndaj sfiduesit të tij kryesor, liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu, në raundin e fundit të votimit. Asnjë kandidat nuk mori një shumicë të thjeshtë votash gjatë zgjedhjeve të 14 majit për të pretenduar fitoren, me Erdoganin që mori 49.5% mes zemërimit për rritjen e kostove dhe reagimit të ngadaltë të qeverisë ndaj një serie tërmetesh shkatërruese që tronditën këtë shtet në muajin shkurt. Erdogani mori 2.5 milionë vota më shumë se rivali i tij Kemal Kilicdaroglu, por jo mjaftueshëm për të siguruar postin në radhën e parë të zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …